AKTUALITET, 26 Shtator 2023, 14:36

Shehu për situatën në Kosovë: Vuçiç bën deklarata luftënxitëse, pas incidenteve në Veri fshihet Rusia

Shehu për situatën në Kosovë: Vuçiç bën

Ish-ministri i Jashtëm dhe njëherazi deputeti i PD, Tritan Shehu, ka folur në lidhje me tensionet e krijuara së fundmi në Veri të Kosovës.

Ai u shpreh se “ledhatimi i agresorit” nuk sjell asgjë të mirë, duke iu referuar trajtimit të Serbisë pas incidentit nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas tij pas këtyre incidenteve fshihen duart e Rusisë, e cila kërkon të krijojë një vatër të re konflikti, por edhe të largojë vëmendjen nga situata në Ukrainë.

Shehu shtoi se deklarata e Vuçiç ishte luftënxitëse, kur presidenti serb tha se edhe nëse vriten të gjithë Beogradi nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës.