AKTUALITET, 26 Shtator 2023, 12:33

Vrasja në Rrëshen/ Kreu i policisë Lezhë: U ekzekutua në lokalin e tij, po pinte kafe me tre të plagosurit

Vrasja në Rrëshen/ Kreu i policisë Lezhë: U ekzekutua

Kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Alfred Elezi, ka zbuluar për mediat detaje rreth atentatit në qytetin e Rrëshenit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Elezi u shpreh se viktima Martin Bardhi u qëllua për vdekje në lokalin e tij, ndërsa të plagosur mbetën personat që ishin ulur në tavolinë me të, për të cilët tha se ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Ai zbuloi se autorët janë dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe që më pas janë larguar me një fuoristradë të zezë, që më vonë u gjet e djegur.

Sa i takon pistave të hetimit, Elezi tha se konfliktet e fisit Bardhi me fise të tjera janë të ditura, por hetimet ende vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.