TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moti i keq i ditës së hënës ka shkaktuar një dëm të madh për fermerët e Devollit. Si pasojë e një breshëri të dendur në fshatin Baban njoftohet, se pas 20 minutash reshjesh është parë një dëmtim i madh në sipërfaqet bujqësorë të mbjella me mollë.
Molla është dëmtuar në masën 100 % dhe përveç kësaj edhe drurët frutorë. Në fshatrat e Devollit bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave me të cilat ata jetojnë. Fermerët janë ankuar pranë autoriteteve dhe kërkojnë të bëhet vlerësimi dëmit.
Fshatrat Baban, Hocisht, Mancyrishr, Vranisht, Progër janë fshatrat që u përfshinë më së shumti nga reshjet e shiut dhe të breshrit dhe që kanë pësuar dëme të mëdha në bujqësi.
Pas ankesës së fermerëve autoritetet lokale të Ministrisë Bujqësisë kanë shkuar në terren për të matur dëmin.