AKTUALITET, 11 Prill 2022, 08:38

Rikthehet moti me diell! Si do të ndryshojnë temperaturat sot

Rikthehet moti me diell! Si do të ndryshojnë temperaturat sot

Java nis me diell dhe mot të qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, rikthehet moti i qëndrueshëm në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, ku në orët e para të ditës do të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash.

Por orët e mesditës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të dominojnë në të gjithë territorin Shqiptar. Po ashtu dhe në vijim vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave, këto në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.