AKTUALITET, 10 Prill 2022, 18:00

Qëlloi me armë drejt makinës së administratorit të shkollës private, arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Qëlloi me armë drejt makinës së administratorit të

Afro tre muaj pas atentatit me armë ndaj administratorit të një shkolle private në Tiranë, Lulzim Mashës, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Mèsohet se në pranga është vendosur 31-vjeçari Skerdi Tasi. Në 18 janar të këtij viti, ai ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës ku udhëtonte administratori i shkollës private “Wilson”, Lulzim Masha.

Ngjarja ka ndodhur në nënkalimin e Liqenit të Thatë në Tiranë. Si pasojë e të shtënave, nuk u lëndua asnjë person.

Njoftimi i policisë:

– S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.