AKTUALITET, 10 Prill 2022, 22:27

Goditet me mjete të forta kancelari i Gjykatës së Elbasanit

Goditet me mjete të forta kancelari i Gjykatës së Elbasanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta.

Mësohet se, Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kafe afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorit ose autorëve.