TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët e opozitës kanë vazhduar aksionin e tyre duke bllokuar Komisionin e Sigurisë, ku do të diskutohet për marrëveshjen e arritur nga Kryeministri Edi Rama me homologen Giorgia Meloni për emigrantët.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, njëkohësisht nënkryetar i këtij komisioni, u ul në karrigen e kryetarit Nasip Naço, duke i zënë vendin.
Gjatë debateve mes tyre Noka u shpreh se kreu i qeverisë Edi Rama i trajton deputetët e PS-së së kartona. Ndërsa Nasip Naço, i cili qëndronte në këmbë pranë Nokës, vendosi të zhvendoste mbledhjen online.
Ndërsa deputeti i PD-së ironizoi vendimin e tyre, duke iu drejtuar që “bëjeni mbledhjen tek zyra e Lindës së Parlamentit”.
Flamur Noka: “Ne deputetët e Rilindjes, i kemi kolegë, por Rama nuk i trajton si deputetë por si kartona”
Nasip Naço: Do të vazhdojmë online
“Po pse online”, i drejtohet deputetët e PD-së, ndërsa Naço o përgjigjet: S’na lini ju.
Flamur Noka: Bëjeni tek zyra e Lindës së Parlamentit, atje bëni mbledhje.