AKTUALITET, 26 Gusht 2024, 12:56

Rënie temperaturash dhe reshje! Meteorologu bën parashikimin e motit për javën e fundit të gushtit

Rënie temperaturash dhe reshje! Meteorologu bën parashikimin e motit

Java e fundit e gushtit ka nisur me temperatura të larta ku maksimumet pritet të shkojnë në 39 gradë celsius në Elbasan, Tiranë, Fier dhe disa qytete të tjera.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha në Euronews Albania se e marta pritet të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave ku maksimumet do të jenë në 38 gradë.

Në pjesën e dytë të javës do të ketë një rënie më të ndjeshme të temperaturave deri në 35 për maksimumet. Gjatë javës mëngjesi do shënojë minimumet 12 gradë në zonat malore dhe 17-21 gradë në zonat e ulëta.

Moti pritet të jetë i qëndrueshëm me intervale me kthjellime dhe alternime të vranësirave, që gjatë orëve të pasdites mund të shoqërohen me momente të pakta me shi ndërsa duke nisur nga e mërkura pjesa e dytë e ditës do të ketë më shumë mundësi për reshje shiu kryesisht në zonat malore.