TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar komisioneren e Zgjerimit të BE Marta Kos, e cila tha se ‘zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira’.
Ai thekson se zëdhënësi i KE ka shprehur qëndrimin korrekt dhe të papajtueshëm me qëndrimin e zonjës Marta Kos.
“PD pas deklaratës së zonjës Marta Kos bëri një deklaratë në të cilën ajo e dënoi publikisht dhe gjerësisht deklaratën frymëzuar të zonjës Kos nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmi i majtë dezinformomi si një deklaratë që shkel rëndë ligjin e zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.
Ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të KE që shpreh qëndrimin korrekt të papajtueshëm me qëndrimin e zonjës Marta Kos, një adhuruese pa kushte të Edi Ramës”, tha Berisha gjatë konferencës me gazetarët.