AKTUALITET, 25 Mars 2025, 12:38

"S'jam drejtuesi i Bashkisë"/ Berisha: Rama ndërhyri në mënyrë brutale në shkarkimet e emërimet! Nënkryetarja e deleguar nga Veliaj u dëbua

"S'jam drejtuesi i Bashkisë"/ Berisha: Rama ndërhyri

Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se nuk përfshihet në drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Kreu i PD-së u shpreh se Kryeministri ka ndërhyrë në mënyrë brutale në emërimet dhe shkarkimet në Bashki pas arrestimit të Erion Veliajt.

Ai theksoi se nënkryetarja e Bashkisë, Ina Goxhaj, të cilës iu delegua firma nga Veliaj, u dëbua nga institucioni vendor.

Sali Berisha: Lidhur me pyetjen se kush qeveris bashkinë e Tiranës kjo është e faktuar, është një zonjë që quhet Anuela Ristani, e cila u shkarkuara nga kryetari në qeli i detyrës.

U emëruar një zonjë tjetër e cila u thirr dhe u kërcënua nga Edi Rama në mënyrën më pak dinjitoze, jo vetëm u kërcënua por u dëbua nga puna sepse Erion Veliaj i delegoi firmën si njeriu që i besonte për të kryer veprimet ne vend të kryetarit.

Këto akte janë publike, është Rama ai që ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet ne Bashkinë Tiranë. Ligji e ndalon në mënyrë kategorike.

Kryeministri nëse ka një mosaprovim ai mund ti adresohet gjykatës por jo të ndërmarr veprim ekzekutim ndaj tij.