TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi me qira në Tiranë, mund të varroset në Shqipëri. Mësohet se asnjë nga të afërmit e saj nuk kanë kërkuar për të tërhequr trupin e pajetë pavarësisht se ata janë informuar nga oficerët e kontaktit.
Aktualisht viktima mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore nuk merret nga familjarët, ajo do të varroset në kryeqytet. Autor i dyshuar i vrasjes mendohet të jetë babai i saj, Fadi Alwan, me të cilin mbërriti në aeroportin e Rinasit më datë 19 Shkurt dhe u vra tre ditë më pas.
Trupi i pajetë i të resë u gjet nga pronarja e banesës disa ditë pas ngjarjes. Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, por hetimet zbuluan se Rayyan Alwan u vra nga babai i saj. Fadi Alëan është aktualisht një nga personat më të kërkuar për vrasje dhe policia vazhdon kërkimet.