TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijon edhe sot, 25 Mars dëshminë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani për dosjen “Plumbi i artë”. Procesi në fazën e pyetjeve që shtrohen nga avokatët për Dumanin lidhen me episode të ndryshme.
I pyetur nga avokatja Elda Zotaj nëse ka dhënë deklarime në policinë e Elbasanit kur është arrestuar, ai ka thënë se nuk iu ka kthyer përgjigje atyre që i cilëson si të korruptuar.
Ai ka thënë se kur u arrestua e dërguan në spitalin e Fierit pasi ishte plagosur. Më pas e drejtuan drejt Ushtarakut në Tiranë, ku kanë shkuar për ta takuar dy zyrtarët policorë Ardian Çipa, Tonin Vocaj si dhe prokurori Kreshnik Ajazi.
Pjesë nga diskutimi:
Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para policisë në Elbasan kur u arrestuat?
Nuredin Dumani: Nuk i kam kthyer përgjigje të korruptuarve.
Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para prokurorisë në Elbasan kur u arrestuat?
Nuredin Dumani: Kur jam arrestuar më çuan në spitalin e Fierit, isha i plagosur. Pastaj shkova në spitalin ushtarak. Tre persona, Ardian Çipa, Tonin Vocaj dhe Kreshnik Ajazi erdhën të më takonin. Pas arrestimit, deklarimet e para i kam bërë të spitali i burgut.