AKTUALITET, 25 Mars 2025, 12:07

"Shpifi për Peshkëpinë"/ Eurodeputeti në Gjykatën e Tiranës, Fredi Beleri kallëzon drejtorin e Arkivave, kandidat i PS për deputet, Ardit Bido

"Shpifi për Peshkëpinë"/ Eurodeputeti në

Eurodeputeti Fredi Beleri është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Tiranës ku ka kallëzuar drejtorin e Arkivave Ardit Bido pçr shpifje.

Seanca ndodhet në fazën përgatitore, ndërsa avokati i tij tha se Beleri vendosi të merrte pjesë personalisht më seancë duke qenë se ndodhej në Tiranë.

Kujtojmë se në seancën e pajtimit Beleri nuk u tërhoq nga denoncimi i tij dhe i është hapur rrugë gjykimit.

Ndërsa Bido ka pranuar pajtim, por pa u tërhequr nga deklaratat e tij publike të konsideruara si shpifje nga Beleri.

Në padinë e tij, Beleri pretendon se Bido ka shpifur duke përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë dhe pjesëmarrjen në grupime ultra nacionaliste greke.

Jashtë gjykatës Bido tha para disa muajsh se deklarimet e tij i referohej fakteve të pohuara nga studiues grekë.