AKTUALITET, 19 Shtator 2024, 16:11

“Gert Bogdani kudo ka marrë medalje ari”, Boçi: Imponohej me thjeshtësinë e tij

“Gert Bogdani kudo ka marrë medalje ari”, Boçi:

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi deklaroi se Gerti Bogdani ka marrë kudo medalje ari, por se sërish ishte modest.

Boçi tha se Gerti Bogdani ishte djalë i shkëlqyer, duke shtuar se ai imponohej me thjeshtësinë e tij. Boçi tha se Gerti Bogdani ishte një politikan ndryshe, një model për çdo të ri që aspiron në politikë.

"Gerti ishte djalë i shkëlqyer, imponohej me thjeshtësinë e tij. Ishte politikan që i thërriste gjithmonë argumentit. Gerti ka marrë kudo medalje ari dhe sërish ishte modest. Ai nuk neglizhonte asnjë detaj të prezantimit të tij.

Ai krijonte respekt tek njerëzit. Ne kemi nevojë për modele të tilla, gjithçka e arritur me meritë. Gerti Bogdani ishte një politikan ndryshe, model për çdo të ri që aspiron në politikë.", tha ai.