TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ironizoi opozitën lidhur me akuzat për dhunë ndaj protestuesve. Balla iu kujtoi “luftën” brenda PD dhe sulmin e Sali Berishës më 8 janar 2022 ndaj selisë së PD.
“Zotri Dule, i cili u ankua në emër të demokratëve për atë që ka bërë policia e shtetit në protestën e fundit, një gjë duhet të dini mirë ju pak demokratë që keni ngelur në sallë, gjatë muajve janar, mirë është të mos përdorni fjalën protestë dhe dhunë, se çdo shqiptari i vjen në memorie 8 janari i 2022, kur ca prej jush në këtë sallë luftonin kundër ca prej jush në këtë sallë.
Dhe kujtoj njoftimin e prokurorisë dhe policisë së shtetit pas 8 janarit, u njoftuan se u arrestuan 34 qytetarë për dhunë, 18 ishin të krahut të Berishës, 16 të krahut të Bashës. Krahu i Berishës akuzohej se kishin përdorur varre, shkallë, leva, çekiç, trapan, për këtë akuzoheshin 18 protestues nga krahu i Berishës. Nga krahu i Bashës është përdorur gazlotsjellës”, tha Balla.
Balla: Mirë është të mos përdorni fjalën protestë dhe fjalën dhunë. Çdo shqiptari i vjen në mend 8 janari i 2022, që luftonit me njëri-tjetrin. Krahu i Berishës kishte përdorur barrë, çekiç, trapan. Nga krahu i Lulzim Bashës është përdorur gaz lotsjellës, thuhej në atë njoftim. Është një zhurmues, a ja mbyllni gojën një zhurmuesi? E vërteta dhemb, edhe kur hipën lart, edhe kur zbret, edhe para, edhe pas. Mund të kërkoj 5 minuta pushim sa të qetësohen? Thirrja ime për ju demokratë është të mbështesni punonjësit e ndershëm të policisë. Këta lapanjozët…
Bardhi: Lapanjoz je ti.
Balla: Duhet të përballen me drejtësinë. Nuk ka as parti politike që i merr në mbrojtje sepse zotrote dhe kushdo tjetër që i ushqen me para për të goditur institucionet, duhet të mbash përgjegjësi. Kjo parti politike duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve bashkë me një matuf, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj inspirimi. Lëri këto dëngla ti se bën si qesharak këtu, ti ke bërë kallëzimin për këta 18 që përmenda unë sikurse ke bërë kallëzimin për Belind Këlliçin, Edmond Spahon për kongresin madhështor të dhjetorit 2021. Unë jam ai që jam dhe e kam për nder, kurse ti duhet të mbash përgjegjësi sepse njerëzit mbajnë përgjegjësi për fytyrën e vet dhe gjithçka firmosin. Kryetar grupi që ka firmosur kallëzim penal për nënkryetarin.