AKTUALITET, 16 Tetor 2025, 16:21

Bardhi refuzon të largohet nga salla pasi u përjashtua nga Kuvendi, Peleshi ndërpret seancën

Bardhi refuzon të largohet nga salla pasi u përjashtua nga Kuvendi,

Është ndërprerë sërish seanca e Kuvendit, pasi Gazment Bardhi nuk ka pranuar të lerë seancën pasi u përjashtua për punimet e sotme.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i kërkoi disa herë të respektonte vendimin për ndalimin e fjalës gjatë seancës së sotme, Bardhi refuzoi duke vijuar të flasë nga vendi pa mikrofon.

Pas këtij momenti, Peleshi ka ndërprerë seancën deri sa Bardhi të largohet nga Kuvendi.