TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Niveli i kredisë për ekonominë shqiptare i është rikthyer rritjes me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë prillit sektori bankar aprovoi 39.9 miliardë lekë kredi të reja, duke u rritur me më shumë se 16 % krahasuar me majin e vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar bankat dhanë 34.4 miliardë lekë.
Huadhënia vijon që të jetë më e lartë sidomos te bizneset. Kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 25.5 miliardë lekë në maj duke treguar se kërkesa për financim nga sektori privat mbetet e fortë, dhe bizneset vijojnë të investojnë dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre.
Por nga të dhënat konstatohet se ritmet e kreditimit janë rritur edhe për individët duke prekur nivelin 14.2 miliardë lekë niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për muajin maj.
Ndikim kryesor ka dhënë segmenti i kredive për blerje banesash për të cilin bankat dhanë 7.4 miliardë lekë hua të reja. Ndërkohë në total kredia e dhënë për ekonominë rezultoi 997.7 miliardë lekë nga rreth 880,5 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.