AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 16:21

Protesta e 29-të përpara Kryeministrisë, procedohen penalisht 31 persona në Tiranë

Protesta e 29-të përpara Kryeministrisë, procedohen penalisht 31

Procedohen penalisht 31 persona në Tiranë, në lidhje me protestën që mbahet prej 29 ditësh para Kryeministrisë.

"Procedohen penalisht 31 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 31 shtetas, konkretisht: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", sqaron policia.