AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 14:24

Digjet transformatori në Prrenjas, banorët pa energji elektrike që prej ditës së djeshme

Digjet transformatori në Prrenjas, banorët pa energji elektrike

Banorët e lagjes Ish-Miniera, në Zonën Industriale të Prrenjasit, po përballen me një situatë të vështirë pasi kanë mbetur pa energji elektrike.

Burime nga OSHEE bëjnë me dije se me gjithë ndërhyrjen gjatë natës dhe rikthimin e energjisë rreth orës 23:00, përsëri transformatori ka pësuar defekt duke lënë sërish pa energji banorët.

Sipas OSHEE vijon puna për zëvendësimin e transformatorit dhe rikthimin e energjisë.

Mungesa e energjisë ka prekur një zonë të gjerë, duke përfshirë lagjen Ish-Miniera, Zonën Industriale të Prrenjasit, Gjimnazin “Halit Berzeshta”, si edhe zonën e njohur të ish-Hoteleve të Punëtorëve. Situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së energjisë.