TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja e ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.
Sipas informacioneve mësohet se nga persona ende të paidentifikuar është goditur me sende të forta shtetasi Vladimir Bruçi, 62 vjeç. Ai është goditur në afërsi të banesës. Policia është në kërkim të autorëve, ndërsa 62-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se plagosja ka ndodhur në afërsi të kopshtit “Tom Alimhilli” në qytetin e Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.