TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e të martës me një grup eurodeputetësh, mes tyre edhe Fredi Belerin, të cilët janë pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
A2 CNN ka mësuar se takimi ka ndodhur në ambientet e hotelit ku po qëndronin eurodeputetët dhe se nuk do të ketë takim në Kryeministri.
Këtë e konfirmoi eurodeputeti Thomas Waitz. I pyetur nga gazetarja Fjorela Beleshi, pse Beleri nuk ishte me ta, ai u përgjigj: “Ndoshta ka turp nga gjithë ky PR... Ishte në takimin në hotel...”.
Burime diplomatike thanë se ekipi i eurodeputetëve do të qëndrojë në vendin tonë deri më 31 tetor.
Ata janë pjesë e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, anëtar i të cilit është edhe ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Alred Beleri, i cili nuk e gëzoi detyrën për shkak të arrestimit dhe dënimit për korrupsion zgjedhor.
Në agjendën e eurodeputetëve është gjithashtu edhe një takim me drejtuesit e Kuvendit të Shqipërisë.