AKTUALITET, 29 Tetor 2024, 10:55

Mosbindja civile/ Deputetja e PD, Gjergji: Do të bllokohen rrugët dhe s'do lejohen automjetet, përqëndrohet në 6 pika kryesore

Mosbindja civile/ Deputetja e PD, Gjergji: Do të bllokohen rrugët dhe

Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji në një intervistë në Ora News u shpreh se do jenë 6 pika kryesore në të cilën do të përqëndrohet protesta e sotme e opozitës ku do bllokohen disa rrugë në vend.

Gjergji: Sot vazhon aksioni opozitar politik i mosbindjes civile.

Do jenë 6 pika kryesore në të cilat do të përqëndrohet aksioni ynë që do të rezultojë me bllokimin e rrugëve nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Pikat kryesore do të jenë pika e rrethrrotullimit në Milot, rrethrrotullimi në Bradashesh, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, rrethrrotullimi në Shkozet, rrethrrotullimi tek ‘Casa Italia’ dhe në Fier.

Pra janë 6 pika ku do të përqëndrohet mosbindja civile.

Kjo është një vazhdimësi i atij aksioni opozitar të paralajmëruar dhe të programuar nga PD në vijim të kërkesës së vazhdueshme të saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, objeksionin i së cilës do jetë qeveria teknike.

Me Edi Ramën kryeministër, PD por edhe shqiptarët nuk do të kenë asnjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Do të ketë bllokim të rrugëve, nuk do të lejohen automjetet të lëvizin me përjashtim të urgjencave në këtë fashë të orarit.

Deputetët do të jenë në ballë të protestës.

Pra do jenë kryetarët e partive të qarqeve të degëve përkatëse, do jenë anëtarët e kryesisë dhe natyrisht qytetarët.