TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama është pritur me daulle në qytetit e Lezhës ku është hapur një qendër e re kulturore dhe rekreative në nder të At Gjergj Fishtës.
Kreu i qeverisë u takua me disa simpatizantë të PS-së, si edhe me një banor që iu prezantua si “qytetar euroatlanik” mbështetës i Lulzim Bashës.
Teksa përqafon Ramën, qytetari i drejtohet ish-kryedemokratit “O Lul e dua edhe këtë”, referuar kryeministrit.
Ndërsa Rama ironizon Bashën duke i thënë: “Ja Lul euroatlantik, por është me PS-në sot, se sot të gjithë duhet të vijnë me PS që të shkojmë në BE, se me kë do të shkojmë? Me ty nuk shkohet se të zë gjumi Lul”.