TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.
Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se mjetet kanë goditur nga pas njëra tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.