TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe në Selanik shprehjen se reformën në drejtësi e bëri PS dhe jo SHBA dhe BE, sepse sipas tij, nëse kjo do të ishte e vërtetë, ajo duhej të ishte bërë më parë dhe në vendet e tjera të rajonit.
“Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë gijotina e një drejtësie teatrale që do dirigjohej nga drejtësia nuk do kishte prerë koka nga radhët tona. Nëse qeveria ka kontroll mbi drejtësinë, drejtësia nuk hyn dot në radhët e njerëzve të qeverisë.
Barazia para ligjit është njësoj si për qytetarin edhe për zyrtarin, por kjo nuk është një arritje që nuk rrezikohet më, duhet konsolidim që e ofron vetëm PS.
Ju i ndiqni me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, dhe shqiptarët janë analistët më të mirë. Ata që e ndjekin politikën nga jashtë janë edhe më të kthjellë, jam i bindur se i shihni e dëgjoni përnatë, sepse ju ditën jeni në punë, ndërsa ata që përpiqen mes kanaleve televizive që reforma është një teatër i qeverisë për të eliminuar kokat e opozitës përmes organeve të reja të drejtësisë, janë në kafene.
Nëse do të ishte e vërtetë, gijotina nuk do të priste aq shumë koka nga anët tona.
Thuhet e bëri Amerika. Kjo nuk është e vërtetë, sepse Amerika ishte edhe më parë dhe nuk bë, Amerika është edhe në mal të ZI dhe Maqedoni e Kosovë, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Nëse SHBA e kishte këtë peshqesh kaq kollaj pse nuk na e solli më parë por na la të jetonin nën një drejtësi të nënshtruar? Sepse as SHBA as BE nuk e bëjnë do të në vene të tjera nëse nuk është forca e brendshme që ne e kemi.
Pa mbështetjen e SHBA dhe BE ne nuk do tja dilnim dot kësaj reformë pse sepse nuk dot ta nënshtronim dot rezistencën e paepur të atyre që sot ulërijnë nga penxheret e kateve të larta. Por të mendosh se kjo do ndodhte pa PS dhe të mendosh se Shqipëria sot ka një tjetër forcë përveç PS, është si ajo shprehja merre me lëng se mishi mbaroi”, tha Rama.