AKTUALITET, 2 Nëntor 2024, 23:00

Kryerja e biopsisë, a ka efekte anësore dhe pse vonohet përgjigjia?

Kryerja e biopsisë, a ka efekte anësore dhe pse vonohet

Biopsia është nja analizë që konsiston në marrjen e pjesë të vogël të gjendrës së krijuar në trup apo të një pjesë të trupit të prekur nga një sëmundje e caktuar. Metodat e kryerjes së kësaj procedure janë invazive dhe shpesh pacienti nuk ndjen dhimbje të pamenaxhueshme. Një sërë sëmundjesh kërkojnë si pjesë të ekzaminimeve edhe kryerjen e biopsisë. Kjo analizë përcakton qartë avancimin e tumorit apo agravimin e sëmundjes.

Kjo ishte edhe tema e kësaj të shtune në emisionin “Diagnozë” në A2 CNN, me autore dhe moderatore Freskida Milotin. Në këtë puntatë u diskutua, së bashku me mjeken anatomopathologe, Prof. Asc Teona Bushati, sesi biopsitë e tiroideve, të stomakut, e heparit, veshkave si dhe të gjirit, janë disa nga më të shpeshtat që mjekët kryejnë.

Shpesh pacientët frikësohen në momentin kur mjekët kërkojnë që të kryejnë një biopsi për sëmundjen që kanë. Në popullatë është krijuar miti se kjo analizë kryhet vetëm për sëmundjet e këqija, ose për sëmundjet e pashërueshme. Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe.

“Duhet të sqarojmë dhe diçka. Biopsitë nuk përdoren vetëm për patologjitë tumorale dhe malinje, biopsia ka një rol të rëndësishëm në përcaktimin edhe vlerësimin apo gradifikimin, përcaktimin e një lloj grade pra lezione inflamatore, lezione infektive, lezione autoimune, janë shumë patologji që është e mira të bëhet biopsia, pavarësisht se tek ne nuk është kjo kulturë. Të bëhet biopsia që ne të vlerësojmë me saktësi patologjinë në çfarë gjendje e kemi, në çfarë stadi e kemi dhe të merret mjekimi adekuat. Pastaj ka metoda citologjike që përdoren për parandalim. PAP testi është një mënyrë jo për të parandaluar, por për të gjetur sa më herët,  ndryshimet fillestare të qelizave në qafën e mitrës, në mënyrë që ne këto lezione t'i kapim, t'i trajtojmë herët, në qoftë se është e mundur”, – tha mjekja anatomopathologe Prof. Asc Teona Bushati, e ftuar në emisionin “Diagnozë” në A2CNN.

Por a është e dhimbshme marrja e një materiali për biopsi dhe cilat janë metodat që mjekët përdorin në përditshmërinë e punës së tyre?

“Quhen metoda mikroinvazive, domethënë që me një anestezi të thjeshtë ose mund të jetë për shembull punksion biopsi në gji për shembull se nuk është organ kavitar siç është stomaku që ne shkojmë me endoskop dhe shikojmë lezionin me fibra optike dhe zgjedhim me sy të lirë se ku duhet të marrim. Në gji për shembull që është një organ solid, biopsia ose dhe citologjia paraprakisht merren nën metodat imazherike pra ne evidentojmë dhe sigurisht që shpohet. Tani është e dhimbshme dhe e vështirë sa shpimi me një age e kupton që edhe tolerohet por që veçanërisht funksion biopsit mund të bëhet dhe një anestezi e vogël lokale për të mos ta ndjerë, por në përgjithësi duke parë benefitet që kemi nga informacioni i biopsisë preoperatore domethënë nuk mund të marrim në konsideratë pastaj ato dhimbjet e vogla dhe diskomfortin e vogël”, - tha mjekja anatomopathologe Prof. Asc Teona Bushati.

Për shkak të disa teknikave specifike apo llojeve të sëmundjeve që dyshohen te pacientët apo edhe të ekzaminimeve shtesë, përgjigja e kësaj analize mund të vonohet edhe në një muaj.

Për mjekët kjo është koha që kërkon analizimi i çdo algoritmi dhe nuk ka asnjë neglizhencë në punën e tyre. Kjo analizë nuk sjell efekte anësore nëse kryhet sipas kushteve të përshtatshme dhe nga mjekët e specializuar, dhe rankohet në analizat më shpeshta që kryhen gjatë punës së tyre.