TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigranteve tha se në adresë të tij kanë ardhur disa kërcënime, që siç tha ai, nga disa grupe fantazmash të gjalla të së shkuarës.
Sipas kryeministrit Rama, këto kërcënime i shkaktojnë vetëm keqardhje.
“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju.
Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, ata kanë bërë edhe në adresën time, kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton keqardhje, çdo sfazëm e kujtdo qoftë në Shqipëri, që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë mike.
Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe individëve të dalë bojë dhe të dalë kohe këtyre anëve. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon vetëm dritë shkurtësinë dhe pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21.
Këto janë fosile për gjynah, nuk duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh, ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj", theksoi ai.
Ai u ndal edhe tek ajo që ndodhi dje në kufi, ku gazetarët shqiptarë u bllokuan për tre orë duke mos u lejuar të futeshin në Greqi.
Rama zbuloi se u desh ndërhyrja e ministrit grek të Jashtëm që situata absurde të mos vijonte më.
“Shpreh keqardhjen për gazetarët e ardhur dje nga Shqipëria që u bllokuan për disa orë ë Greqi, dua të falënderoj ministrin e Jashtëm grek, mikun tim për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situate absurde.
Kjo nuk i ka ndodhur kurrë një gazetari grek në kufirin hyrës në Shqipëri.
Dua të besoj se qeveria greke do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’i drejtojmë zyrtarisht për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi. Ai ka bërë vetëm detyrën si gazetar”, vijoi ai.