AKTUALITET, 19 Mars 2022, 11:03

VIDEO -LIVE/ Protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej me thirrje e pankarta: Po nuk u ulën çmimet do të bjerë qeveria

VIDEO -LIVE/ Protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej me thirrje e

Në sheshin Skënderbej janë mbledhur rreth orës 11:00 këtë të shtunë qytetarët që janë ngritur kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve dhe energjisë elektrike në vendin tonë.

“Bashkohu në protestë”, “po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, “nuk paguaj asnjë lekë për krizën tuaj”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve protestues që vinin drejt sheshit Skënderbej me pankarta në duar dhe me megafona.