TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për përvojën në burg.
Pjesë nga biseda
Nazarko: A ke patur kontakt intensiv me librat? A ke patur reflektim mbi konceptin e përgjegjësisë, ose abuzimi me të që të çoi atje dhe fillon dhe reflekton për përgjësinë penale, politike? Ke dalë nga atje i pasur me një reflektim më të thellë për konceptin e përgjegjësisë?
Salianji: Me shumë, më shumë se sa kaq. Të gjithë reflektimet, leximet e librave, që jemi në autokraci që vendimet e një individi prevalojnë ndaj të gjithë institucioneve sot.
Nazarko: Por pse të zgjodhën ty? Ishe hallka më e dobët?
Salianji: Ka një kombinim arsyesh. Unë kam bërë qindra denoncime në PD, kam denoncuar grupet kriminale me emër, kam patur 600 gjyqe jo vetëm këtë. Kam denoncuar me emër dhe mbiemër ministra, zyrtarë, drejtorë, kryetarë qarqesh të cilët kanë përfituar përpara përgjegjësisë penale dhe janë larguar nga detyra.
Ka patur një situatë ku në zonat ku unë kam qenë, kam fituar zgjedhjet. Në këtë rast, ka qenë një rast specifik ku personi i denoncuar prej meje ka qenë ministri i Brendshëm dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe e ka përdorur drejtësinë për hakmarrje personale dhe politike. Pse mua? Po nuk jam vetëm unë. Janë shumë drejtues të opozitës janë me procese penale.
Rakipi: Doktori ka akuzuar tërë botën dhe nuk e fusin në burg dot.
Salianji: Pasoja e denoncimit tim ka qenë që brenda ditës një individ që ka qenë i dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg nga gjkykata italiane ka shkuar pas 10 vitesh në liri në Shqipëri ka shkuar të kryejë dënimin. Jam i pari deputet që gjykohet nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, që ishte me mandat deputeti dhe mandati u hoq një javë më vonë. Jam i pari qytetar që dënohet për këtë vepër penale. I pari rast që pa bërë kallëzim quhet kallëzim i rremë. Unë kam bërë kallëzim në publik. E lanë një vit që të më hiqnin mandatin dhe të më mbanin larg nga zgjedhjet. Dhe elementi tjetër është që të kenë kujdes të tjerët.