AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 23:40

“Rama nuk e konsultoi Ballkanin e Hapur me mua, vetëm me Vuçiçin”/ Presidenti Meta: Nuk e di çfarë detyrimi ka kryeministri ndaj kësaj nisme

“Rama nuk e konsultoi Ballkanin e Hapur me mua, vetëm me

Presidenti Ilir Meta shprehet kundër nismave rajonale si Ballkani i Hapur nëse në këtë proces lihen mënjëanë interesat e Kosovës.

Në një intervistë për ABC News, Meta tha se kryeministri Rama nuk e ka konsultuar këtë nismë me të, por vetëm me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Kam përshtypjen se është tepruar, pasi kjo është një nismë që ka ndryshuar 3 herë emra. Novisad, Minishengen dhe Ballkani i Hapur. Ka krijuar shumë kontradikta me liderët e Kosovës. Nuk është gjithëpërfshirëse, jashtë respektit reciprok. Është parë si një nismë që jo vetëm që krijon mbivendosje me marrëveshjet e tjera siç është procesi i Berlinit. Unë si President, mund të them që nuk kam pasur një konsultim me kryeministrin Rama. Është konsultuar me Presidentin e Serbisë. Nga pikëpamja juridike dhe gjithë projektit se çfarë synon kjo, nuk kam asnjë lloj informacioni. Kjo nuk gëzon një konsensus në vendin tonë. Ne nuk mund të hyjmë në procese pa u koordinuar me Kosovën. Duhet të kemi një koordinim në interes të dy vendeve. Nëse e vendosim Kosovën në cep, dhe të vendosim sikur Serbia po bën çmos për të bërë bashkëpunim rajonal, dhe vendosim në presion Kosovën se nuk do bashkëpunim, nuk e di se sa i shërben Kosovës dhe Shqipërisë. Dihet tani se kujt i shërben kjo. Nuk ndërmarr nisma pa u konsultuar me faktorët e tjerë, pasi më udhëheq Kushtetuta e Shqipërisë” – tha Meta.

Sipas Kreut të Shtetit, Shqipëria e ka penguar Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimit europian. Sipas Ilir Metës, Maqedonia e i ka plotësuar kushtet dhe është shumë vite dritë larg Shqipërisë në këtë proces.

“Në rast se bëhet fjalë për merita individuale, më vjen keq ta them Maqedonia i ka plotësuar me kohë dhe është vite dritë para nesh. E morëm ne në qafë Maqedoninë. Maqedonia bëri marrëveshjen e Prespës. Ne bëmë çdo gjë për të prishur hapjen e negociatave në tetor, dhe Zaevi nga mos hapja e negociatave dha dorëheqjen pas premtimit që kishte bërë përpara popullit. Vajti në zgjedhje dhe u rizgjodh prapë. Ne dhe një marrëveshje të 5 qershorit që e bëmë, për 10 ditë i hodhëm në plehra. Vodhëm zgjedhjet dhe me ndihmën e lidershipit të opozitës. Jemi një shtet i kapur dhe jo një shtet demokratik. Ka një problem me Bullgarinë, kemi folur dhe më përpara me Presidentin e Bullgarisë dhe më ka thënë që nuk kemi gjë me ju. Bullgaria ka një problem me Maqedoninë. Unë nuk jam dakord me këtë, pasi çdo vend i BE-së mund të vendosë kushtet e veta. Maqedonia është vite dritë përpara nesh. U bë 15 vjet që janë nga vendi i 7-të, shkoi në të 17-ën ndërsa ne jemi në vendin e 84. Ne jemi vonuar aq shumë në këtë proces. Është një situatë mjaft alarmante. Për çështjen nuk është konsultuar me mua” – tha Kreu i Shtetit..

Së fundmi, Meta shprehet se nuk e di se çfarë detyrimi ka kryeministri Rama mbi nismën Open Balkan dhe pse e mbron këtë bashkëpunim rajonal.

“Nuk e di çfarë detyrimi ka kryeministri për Ballkanin e Hapur. Nuk jam kundër një bashkëpunimi rajonal, por nuk mund të vëmë në pozitë Kosovën. Opozita të sqarojë pozicionin e saj. Open Ballkan i dëmton interesat e Shqipërisë. Një iniciativë ku në Shqipëri ka krijuar këto probleme, ka krijuar probleme me Kosovën. Është jashtë një bashkëpunimi serioz, nuk ta pranon në Ballkan një njeri që bën si arrogant. Kërkohen koncepte europiane. Procesi i Berlinit i ka të gjitha elementët që dëshirojnë këto zotërinjtë” – shprehet Presidenti” – u shpreh Presidenti.