AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 22:22

"Nuk riktheu dot shpresën"/ Dasho Aliko: I bëj thirrje Lulzim Bashës të na bashkohet në Kuvendin e datës 11 dhjetor!

"Nuk riktheu dot shpresën"/ Dasho Aliko: I bëj thirrje

Dasho Aliko, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV. 

Aliko tha se shumica e delegatëve në Gjirokastër, kanë firmosur formularët për të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor bashkë me Sali Berishën. Por, Aliko i bëri thirrje edhe Lulzim Bashës, të paraqitet në këtë Kuvend dhe të shpalosë platformën e tij, e cila mund të votohet. 

Dasho Aliko: Është cështje që demokratëve në shqetëson shumë. Ne si degë u kemi bërë thirrje drejtuesve të marrin pjesë në të njëjtin kongres, atë të datës 11 dhe të lejohet mendimi ndryshe. Qëllimi i demokratëve nuk është emri i liderit, por kush e çon PD-në në fitore.

Ylli Rakipi: Sa delgatë kanë firmosur për Gjirokastrën?

Dasho Aliko: Dega e Gjirokastrës ka 151 delegatë, kanë firmosur 101 delegatë. 14 janë në emigracion dhe pjesa tjetër janë të lëkundur.

Ylli Rakipi: Si është situata në bazën e PD në Gjirokastër?

Dasho Aliko: I kemi kërkuar Bashës të dalë në bazë që të ngjallë shpresën pas humbjes. Duhej një lëvizje e re për të kthyer shpresën. Foltorja e zotit Berisha, askush nuk e bënte dot. Është shumë pozitive për të rikthyer shpresën.

Ylli Rakipi: A ka patur raste për të intimiduar delegatët?

Dasho Aliko: Deri tani nuk kam informacion që të ketë ndonjë presion.

Ylli Rakipi: Kuvendi i Bashës, në datën 18, gjatë numërimeve që dëgjojmë, janë shumica me Berishën. Kush do të shkojë në Kuvendin e Bashës?

Dasho Aliko: Prandaj unë i bëra thirrje zotit Basha, t’i bashkohet Kuvendit të datës 11 me platformën e tij. Kuvendi do të lejojë mendimin ndryshe dhe fraksionet në PD.

Arjan Çani: Zoti Aliko, e di që mbase ëhtë pyetje që do të të gjejë pak të befasuar, por duke qenë se janë hapur llafe dhe zëra, ndoshta dhe nga njerëz që punojnë për llogari të zotit Basha, kanë hapur zëra edhe në media, se 3-4 ditë para datës 11, SPAK mund të thërrasë të pandehur dhe të ndalojë Sali Berishën. Çfarë ndodh me Kuvendin, ju do të shkoni?

Dasho Aliko: Kuvendin e datës 11 e kanë thirrur anëtarët e PD dhe të Kuvendit. Ai nuk mblidhet nga Berisha, por është i domosdoshëm për PD-në.
Unë përfitoj nga rasti, t’i bëj edhe njëherë thirrje liderit tonë, Basha, të gjejë qetësinë dhe maturinë për interes të demokratëve, t’i bashkohet Kuvendit të datës 11, të sjellë platformën dhe të fitojë platforma me votë. Nuk më intereson emri kush e drejton partinë, por kush mbron më mirë të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Poll