AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 22:10

Berisha arrestohet përpara Kongresit? Çani: U trasha fare nga deklarata e Frrok Çupit! Nano: Do të ishte gabim!

Berisha arrestohet përpara Kongresit? Çani: U trasha fare nga

Gazetari Frrok Çupi, ka deklaruar në një televizion, se ka informacione që Sali Berisha do të arrestohet nga SPAK, pak ditë përpara Kongresit të 11 dhjetorit. 

Kjo deklaratë është komentuar nga Arjan Çani, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, i cili deklaroi se "u trash" kur e dëgjoi, por nuk e përjashtoi si mundësi. 

Ndërsa Mustafa Nano, deklaroi se një gjë e tillë, nëse ndodh, do të hidhte në erë reformën në drejtësi. 

Pjesë nga biseda: 

Arjan Çani: Frrok Cupi thoshte do të arrestohet Berisha para Kongresit. Unë u trasha fare. Thoshte kam informacion, po të jetë e vërtetë, duhet të shpallet gazetar i shekullit.

Ylli Rakipi: Në kohën e Enver Hoxhës, të arrestonin por nuk të tregonin datën para...

Mustafa Nano: Nuk ka mënyrë më të mirë për t'i bërë varrin reformës në drejtësi.

Arjan Çani: Ndryshe nga herët e tjera që amerikanët i kanë bërë gjërat të kamufluara. Për herë të parë nuk po e fshehin lojën fare. Amerikanët janë të ndershëm, nuk po e fshehin lojën...

Mustafa Nano: Amerikanët duhet ta pengojnë nëse ndodh dy ditë para kongresit. Do të ishte një nga ngjarjet më të gabuara.

Agron Duka: Nuk besoj se do të ndodhë.  

Dash Shehi: Unë nuk flas, thërrisni atë Frrokun ju…

Poll