AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 22:58

“Bëri dopio-lojë”/ Basha i përgjigjet Metës: E vërteta e marrëveshjes së detit me Greqinë

“Bëri dopio-lojë”/ Basha i përgjigjet Metës: E

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratën e bërë prej këtij të fundit në studion e ABC ku tha se “Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin”.

I ftuar në News24, Basha u përgjigj se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra, pasi negociatat e 2009 sipas tij janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama e Meta.

“Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë së jashtme dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, – tha Basha.

Më herët Meta bëri këtë akuzë.

“Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky qëndrim i tij në raport me Marrëveshjen e Detit ka pasur implikime shume serioze ne raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas me tej.

Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit. Dhe po e them këtë për herë të pare sepse po abuzohet me këtë çështje” – tha Meta.