AKTUALITET, 2 Dhjetor 2021, 21:34

"Njerëzit duan një njeri që t'i çojë drejt fitores"/ Agron Duka: Ç'do të bëj nëse Berisha merr PD-në

"Njerëzit duan një njeri që t'i çojë drejt
Agron Duka

Agron Duka, deputet dhe kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet në PD dhe luftën që ka plasur mes Bashës dhe Berishës. 

Duka tha se demokratët e mbështesin Berishën sepse kërkojnë dikë që mund t'i çojë drejt fitores. 

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se cili do të jetë qëndrimi i tij si aleat i PD, nëse Berisha merr kryesimin e partisë, Duka deklaroi se kjo mbetet për t'u parë dhe do të konsultohet me partinë. 

Agron Duka: Zanafilla e këtij konflikti është te humbja. Po të humbte Basha nuk do të lindnin këto probleme. Edhe nëse dilte non-grata dhe përjashtohej Berisha, të gjithë do të shkonin pas fituesit.
Mendoj që Berisha, e filloi për të mbrojtur veten, pavarësisht se ngriti një dallgë goxha të madhe. Përveç karizmës dhe simpatizantëve, kishte favor edhe humbjet e Bashës.
Njerëzit shkojnë atje sepse shohin se mund të ketë lëvizje që t’i çojë drejt fitores. Të gjithë palët ne, natyrisht na bën të fajshëm humbja, por jo të gjtihë njëlloj, fajin kryesor e ka kryetari, por edhe Berisha që u konformuar me të.

Ylli Rakipi: Nëse merr Berisha PD-në, ju çdo të bëni?

Agron Duka: Kjo mbetet për tu parë. Ne kemi një parti, ata që kemi në parti, do t'i pyesim.

Poll