AKTUALITET, 8 Prill 2026, 14:25

Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër

Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.

Shkak janë bërë punimet me saldaturë tek një shkallë metalike, ajo çka vuri në alarm familjen e shtetasi me iniciale T.H., e cila, kur ka parë që flakët u bënë agresive, ka lajmëruar forcat zjarrfikëse, që kanë ardhur menjëherë në vendngjarje duke evituar rrezikun e përhapjes së flakëve në apartamentet e tjera të godinës 5-katëshe.

Përveç dëmeve materiale, nuk janë konstatuar lëndime tek njerëzit.