AKTUALITET, 8 Prill 2026, 14:47

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita takim në SPAK me kryeprokurorin Klodian Braho

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita takim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme për një takim kokë më kokë me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Hita është parë të futet me automjet nga ana e përparme e godinës së Prokurorisë së Posaçme mesditën e kësaj të mërkure.

Kjo është hera e parë që Braho pret Hitën në takim, pas marrjes së detyrës nga ky i fundit.