AKTUALITET, 27 Tetor 2025, 16:10

Rama në Riad për platformën për agjendën e Investimeve në botë, pritet nga Princi i Arabisë Saudite

Rama në Riad për platformën për agjendën e Investimeve

Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Në mbërritjen e tij në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.