TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, njëkohësisht bashkëkryetar te Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, mbajti fjalën e tij për projektrezolutat e institucioneve të drejtësisë në Kuvend.
Ai vuri në dukje se drejtësia e re ka dhënë rezultate domethënëse, me mesazhin se pandëshkueshmëria ka marrë fund, por ngriti edhe problematika, veçanërisht tek perceptimi i prokurorëve e gjyqtarëve me termin e pavarësisë apo aspekti i llogaridhënies së tyre. Gjithashtu ai trajtoi edhe problematikën me masat e sigurisë shtrënguese, që janë më të larta edhe se standardet evropiane, si dhe nxjerrjen e sekretit hetimor nga magjistratët.
“Në seancën e sotme kemi mundësinë të dëgjojmë raportimet e 3 institucioneve, Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK dhe KLP dhe të vlerësojmë punën e tyre. Janë tre institucione kyç të cilave reforma e re në drejtësi u ka dhënë një status të ri kushtetues, ligjor dhe institucional në arkitekturën e re të drejtësisë. Çdo shoqëri që aspiron standart europian dhe demokratik e mat pjekurinë dhe nga mënyra se si trajton drejtësinë penale, institucionet dhe njerëzit që shërbejnë në të”, u shpreh ai.
“Drejtësia shpesh ka qenë preh e presioneve. Prokuroria e Posaçme vlerësohet në kontributin e saj ndja luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkëpunim i rritur me autoritetet e huaja ndërkombëtare dhe parterë në goditjen e krimit të organizuar por edhe në realizimin e objektivave për rrugën e integrimit në BE”.
Ai dha tre shembuj se si edhe në vende të tjera në BE apo botë, drejtësia funksionon, edhe pse ka njerëz të fuqishëm politikisht.
“Sarkozi, ish-president i Francës u hetua në gjendje të lirë për korrupsion, edhe ish-kryeministri Fillon, apo kryeministri izraelit Netanyahu po hetohet e gjykohet në gjendje të lirë për korrupsion. Të tre këto shembuj i bashkon mesazhi i qartë se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht fuqisë politike. Janë edhe shembull humanizmi dhe funksionimi të drejtësisë”, u shpreh Xhafaj.
Deputeti vuri në dukje se SPAK dhe GJKKO kanë dhënë rezultate konkrete dhe kanë evoluar në dhënie drejtësie, por duhej treguar kujdes në disa çështje problematike që i renditi më poshtë:
“Prokuroria ka evoluar drejt një modeli modern, në përputhje me standarde evropiane. Krijimi i SPAK e GJKKO ka qenë hap vendimtar, fenomeni i ndëshkueshmërisë ka marrë goditje të fortë. Por do ishte e pafalshme po mos të shikonim edhe problematikat në këto institucione. E pranuar edhe nga vetë përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Përveçse pavarësi në sistemin e drejtësisë, për magjistratët, prokurorët e gjyqtarët, duhet të ketë edhe llogaridhënie për këto institucione. Nxjerrja e sekretit hetimor është i papranueshëm, gjyqtari dhe prokurori t’i shërbejnë ligjit dhe jo karrierës personale”, tha ligjvënësi.
Ai kërkoi masa më të buta sigurie, të mos abuzojnë me pavarësinë dhe të japin llogari kur të vijë momenti i duhur, sepse kështu bëhen më të besueshëm dhe të pandikueshëm.
Por drejtësia gjendet edhe përballë presioneve, pasi pwrballen me krimin.
“Personalisht kam një respekt të veçantë për punën e prokurorëve tanë, të cilët në përditshmërinë e tyre përballen me një ngarkesë të madhe, kushte shpesh të vështira infrastrukturore dhe me presione të gjithëanshme. Ata janë në vijën e parë të përballjes me krimin, me korrupsionin , me çdo shkelje të ligjit dhe presioni. Ndaj që në momente e para të hartimit të reformës mbetem i këtij parimin: përforcimin e statusit të tyre profesional, garancinë e statusit me siguri, karrierën dhe mbrojtjes e integritetit tyre institucional”.
Xhafaj e përfundoi fjalën e tij duke thënë se magjistratët duhet të jenë vetëm besnikë të ligjit.