AKTUALITET, 27 Shtator 2024, 22:16

Rama në Asamblenë e OKB: Kosova s'mund të mbahet peng nga askush. Është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve Ballkanit Perëndimor, me perspektivë të qartë europiane

Rama në Asamblenë e OKB: Kosova s'mund të mbahet peng nga

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme e OKB, ka folur për Kosovën.

“Është bindja e palëkundur e Shqipërisë që ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes, jo të shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Agresioni rus kundër Ukrainës, duhet të na shërbejë si zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë të më mirë se ndonjëherë, por na duhet të punojmë midis vetes dhe aleatët që kthimi në të shkuarën jo vetëm të jetë i pamundur, por i paimagjinueshëm.

Në këtë kontekst Kosova është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të BP, me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve.

Çdo paralele e tërhequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për qëllim të shpërqendrojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe opinionin publik, por kurrë nuk mund të zbehin të vërtetën që Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtare, një anëtare aspirantë e komunitetit euroatlantik, dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme duke nisur me 5 shtete vende anëtare që nuk e njohin.

Në vitin e tretë të luftës në Ukrainë ndihemi të detyruar që Rusia duhet ta ndalë, një katastrofë e ngjizur nga një vendimi i një vendi, nga një ëndërrimtar delirant. Ne duam paqe, dhe duam të kem paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundshme. Po kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e këtyre Kombeve të Bashkuara, një paqe që nuk mund ta minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj.

Pritëm në Tiranë Zelenskyn. Shqipëria do vazhdojë krah Ukrainës, për sa kohë të jetë e nevojshme. Një tjetër luftë po vlon, në Lindjen e Mesme. Nuk ka vend për Hamasin në një vend ku duam të jetojmë. Duhet të rikalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme, por nuk ka asnjë busull që mund të normalizojë terrorin e Hamasit, është njësoj si të pranoje të bashkëekzistojë me një formë të mbrapsht nazizmi. Konfirmojmë mbështetjen në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme", tha Rama.