AKTUALITET, 20 Shtator 2022, 12:57

“Rama, kryehakeruesi i sistemeve,” Meta: Donte të fuste dhe shërbimet e bankave të e-albania, i shpëtoi BSH-ja

“Rama, kryehakeruesi i sistemeve,” Meta: Donte të fuste dhe

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat për të adresuar çështjen e hakërrimit të disa prej sistemeve shqiptare që përmbajnë të dhëna sensitive të vendit.

Kreu i PL-së i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë urgjentisht një hetim të thelluar për evidentimin e përgjegjësive të qeverisë dhe institucioneve të tjera.

Sipas Metës, përgjegjës kryesor për hakerimin e të dhënave sensitive është kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij, legjitimoi edhe hakerimin e parë, atë të të dhënave që rrodhën para zgjedhjeve të prillit të vitit 2021 dhe vënia e tyre në dispozicion të patronazhistëve.

“Rama në 6 maj 2022, kërkoi t’u impononte bankave kryerjen e shërbimeve nëpërmjet e-albania. Gjë që u refuzua prerë nga banka e Shqipërisë e banka të tjera. Kjo kërkesë e çuditshme vinte në një kohë hakerimesh.

Ekspertët theksojnë që hakerat kanë depërtuar në të dhënat e shqiptarëve që në maj 2021, dhe janë kryer veprime të tjera hakërruese, tetor 2021, janar 202.

Kërkojmë të bëhet transparencë e plotë se çfarë ka ndodhur realisht. Transparencë me planin e masave dhe garantimin e sigurisë së sistemeve.

Prokuroria të bëjë urgjent një hetim të thelluar e serioz, për evidentimin e përgjegjësive të qeverisë e institucioneve të tjera…”