TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka pranuar se ka pasur përplasje me kryeministrin Edi Rama. E ftuar në emisionin “Drejt”, Ibrahimaj foli edhe për herët që i ka thënë “Jo” numrit një të qeverisë.
Gjatë intervistës së saj, ajo tha se ka raste që patjetër ka pasur debate të forta për vendimmarrje të caktuara në qeveri duke theksuar se duhet ruajtur situata makro-ekonomike. Por nuk ka dhënë asnjë rast konkret.
"Ky është një vit i cili është i vështirë dhe ka para disa pasiguri që lidhen me vitin e ardhshëm dhe situatën globale. Ne kemi marrë vendimet që duhen marrë. Ka raste që patjetër ka pasur debate të forta për vendimmarrje të caktuara.
Jemi para një viti që duhet të rrisim buxhetin për ata që nuk mund të përballojnë kostot e jetesës, ndërsa nga ana tjetër duhet të ruajmë situatën makro-ekonomike. Vendimi më i vështirë është paketa dhe miksi i politikave që po marrim këtë vit me rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe atyre me aftësi të kufizuara,"-u shpreh ajo ndër të tjera.
Vjet, në shtator, Delina Ibrahimaj mori postin e lënë nga Anila Denaj.
Prej nëntori 2016 deri në korrik 2019, ajo kishte ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT) dhe më pas ka shërbyer si drejtoreshë e Tatimeve.