AKTUALITET, 3 Korrik 2022, 20:49

Rama: Jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave

Rama: Jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një bashkëbisedim në qendrën kulturore “De Balie” në Amsterdam.

Rama është pyetur ndër të tjera edhe për raportin me artin. Me krenari Rama tha se është kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave.

Ndërkohë i pyetur nga moderatori nëse sot artin e tij e pëlqejnë vetëm se është kryeministër, Rama tha se kjo është e vërtetë.

“Jam artisti më i mirë mes kryeministrave dhe kryeministri më i mirë mes artistëve. Këtu jam numri 1 në botë. Në një mënyrë ose në një tjetër të pëlqen të jesh numri 1. Edhe nëse je i vetmi që je numri 1 të pëlqen, si ai që fitoi maratonën edhe pse ishte i vetëm”, tha Rama.