TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas zbatimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.
Në një deklaratë për mediat, Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj saj, duke e cilësuar si të dënuar më parë dhe të përfolur për korrupsion. Ndërsa ka hedhur dyshime mbi ligjshmërinë e vendimeve të saj gjyqësore.
Sali Berisha: Njeriu që kryeson Gjykatën Speciale shqiptare ishte një delikuente e pafytyrë, e pamoral, e pakarakter e dënuar me burg në vendet fqinje dhe përdorej si skllave nga Edi Rama.
Irena me 5 mbiemra është dënuar, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe, rezulton se më 2005 është dënuar nga Kolegji Penal i Janinës me burg e gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar si kryetare e Gjykatës Speciale nga Rama e Balla dhe është keqpërdorur nga Altin Dumani. Ajo ka fshehur dënimin.
Vendimet e saj bëhen automatikisht të pavlefshme. Është dënuar për falsifikim. Është turp i Ulsi Manjës, që në regjistrimet telefonike, rezulton se përpos se 500 mijë nga emigranti, i kërkonte çantën Luis Vuiton. Manja tha se çantën e do për tjetërkënd, por nuk po i hyj intimiteteve.