AKTUALITET, 26 Nëntor 2023, 12:20

Rama injoron rrugët e bllokuara nga dëbora dhe zonat pa energji, përshëndet shqiptarët me pamjet e rrugës në Leskovik dhe rosat në Pukë

Rama injoron rrugët e bllokuara nga dëbora dhe zonat pa energji,

Qindra njerëz mbetën të bllokuar në rrugën e Arbrit mbrëmë, segment rrugor që i po ndërtohet prej 5 vitesh nga një firmë private, pas reshjeve të para të dëborës. Policia u detyrua të evakuonte pas 7 orësh dhjetra pasagjerë të mbetur në acar, ndërsa dhjetra automjete të dëmtuar janë ende në rrugën ku nuk ka mundësi të futet borëpastruesja.

Ndërkohë shumica e rrugëve kombëtare janë ende të pushtuara nga dëbora dhe qytete e fshatra janë pa energji elektrike.

Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar për këtë gjendje, përkundrazi. Ai e nisi ditën me asfaltimin e një rruge në juglindje të vendit, duke renditur sukseset e qeverisë me rritjen e numrit të turistëve.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga peisazhi mahnitës që ofron rruga Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror. Projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge kushtoi rreth 6 milionë euro, financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH. Ai vuri në dukje edhe ndikimin e saj në shtimin e fluksit të turistëve që vizituan zonën.

“Peizazh mahnitës i rrugës së re Leskovik-Ersekë, ku ky vit solli shumë turistë, e më shumë akoma do të sjellë tjetri”, u shpreh ai.