AKTUALITET, 26 Nëntor 2023, 10:08

“Benz”- del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në arë, lëndohen katër persona (VIDEO)

“Benz”- del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në

Një akisdent i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 09:00 në në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit", ku shoferi ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte, tip "Benz", dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur shoferi i automjetit, i identifikuar me inicialet E.K. dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në makinë.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit", shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier",- njofton policia.