AKTUALITET, 26 Nëntor 2023, 08:43

Kthjellët, por ftohtë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellët, por ftohtë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e diel (26 nëntor) parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë. Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.

Temperaturat maksimale prekin vlerën 8 gradë celsius, ndërsa minimale regjistrohet -7 gradë në zonat veriore.

Vendi ynë prej ditës së shtunë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bore në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm, ndërsa dhe sot pritet të jemi nën ndikimin e masave ajrore me origjinë polare.