AKTUALITET, 30 Mars 2023, 12:43

Akuzat për përdorimin e logos së PD, Celibashi tregon nëse do të merren masa

Akuzat për përdorimin e logos së PD, Celibashi tregon nëse

Kreu i KQZ-së është shprehur se Kodi Zgjedhor e ndalon që një parti politike të përdorë logon e një tjetër subjekti zgjedhor gjatë fushatës elektorale.

Deklarata e Ilirjan Celibashit vjen pas akuzave nga grupimi i Enkeled Alibeajt se Partia e Lirisë po përdor logon zyrtare të PD-së në takimet elektorale.

Ai u shpreh se “do të vlerësohet ngjashmëria, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit atëherë të drejtën e ka ai që e zotëron si logo dhe si shkronja nistore”.

 “Nuk e di se çfarë ka ndodhur duhet të shohim rastin, Por siç e përcakton Kodi Zgjedhor simbolet e një partie nuk mund të përdoren nga një parti tjetër politike, apo nga një subjekt tjetër zgjedhor, nëse verifikohet një rast i tillë, subjekti që nuk ka të drejtën që të përdori logon apo iniciale e subjektit tjetër, ndalohet t’i përdorë ato.

Do të vlerësohet ngjashmëria, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit atëherë të drejtën e ka ai që e zotëron si logo dhe si shkronja nistore. Subjekti tjetër ndalohet t’i përdorë”, tha Ilirjan Celibashi.