TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në Kuvend po miratohet një ligj ndëshkues për profesionet e lira, që do të nxisë shpopullimin nga shtresa e mesme.
Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit, duke theksuar se çmimi i ujit është rritur me 40%.
Sipas Berishës uji në Shqipëri duhet të jepet falas, për shkak të rezervave të shumta që në kemi. Berisha e cilësoi këtë si një goditje fatale për shtresën e mesme të popullsisë.
"Ju e rritet ujin me 40% kur Shqipëria është një nga vendet më të pasura me uji. Uji duhet të jepet falas, për shkak të rezervave natyrore që kemi. Çfarë ndodhi me rritjen e çmimeve.
Ujësjellësi i Tiranës garanton humbje. Po ashtu Ujësjellësi i Durrësit ka shënuar humbje me 71%. Krijimi i kushteve në konventën e OKB-së vlerësohet si akt genocidal. Keni përzënë këto vite 35% të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Tani u dhatë goditjen fatale shtresës së mesme, tani shkatërroni dhe këtë shtresë. Këto shërbime që ju i merrni jashtë me çartera, harroni që shqiptarët kanë nevojë për to.
Unë me zërin tim të protestës, dënoj miratimin e këtij ligji. Shtresa e mesme nuk ju përshtatet ju," tha Berisha.