AKTUALITET, 1 Tetor 2025, 11:00

Rama: Burrat janë më të rehatuar në mendim, më vjen keq por mbështetja për gratë e vajzat, investimi më i frytshëm! Djemtë të mos dekurajohen

Rama: Burrat janë më të rehatuar në mendim, më vjen keq

Sot (1 tetor) u firmos e marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se investimi te gratë dhe vazjat është investimi më i duhur dhe më i frytshëm që mund të bëhet në kuadër të barazisë gjinore.

Me batutë Rama u bëri thirrje djemve dhe burrave të mos dekurajohen nga mbështetja për gratë e vajzat.

Edi Rama: Djemtë të mos dekurajohen nga mbështesja me vajzat, burrat mos ta humbasin durimin nga mbështesja për gratë. Mbështetja për gratë dhe vajzat, investimi më i duhur dhe më i frytshëm , investim që qoftë edhe për inat ti motivojë burrat se përgjithësisht janë mëanë gratë dhe vajzat. Si përfaqësues i gjinisë më të dobët me vjen keq që bashkëvuajtësit të pranojnë që gratë janë më të forta se ne.