AKTUALITET, 9 Shkurt 2023, 08:52

Rama bën publik projektin për transformimin e Spitalit Rajonal të Lezhës: Standardet më të mira!

Rama bën publik projektin për transformimin e Spitalit Rajonal të

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar pamjet e projektit të transformimit të Spitalit Rajonal të Lezhës.

Rama shkruan ky do t’i bashkohet Spitalit të Kurbinit dhe atij të Mirditës, duke finalizuar investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mirë në qarkun e Lezhës.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 

dhe me projektin për transformimin e Spitalit Rajonal të Lezhës, që i bashkohet ndërtimit të Spitalit të Kurbinit dhe rindërtimit të Spitalit të Mirditës, duke finalizuar investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mira për të gjithë qarkun e Lezhës, ju uroj një ditë të mbarë.